Çekiçi zbulon pak nga prapaskena: Oferta nga Spanja dhe Polonia, në janar mund të largohem

Endri Çekiçi është duke kaluar një formë fantastike te Olimpik Ljubjana. Jo vetëm gola të shënuar, por kur sulmuesi shqiptar e tund rrjetën, flitet për kryevepra. Kjo nuk ka kaluar pa marrë vëmendjen e ekipeve të tjera që janë interesuar për shërbimet e këtij lojtari.

Kështu sipas asaj që pohon vetë Çekiçi për “Zona Gol”, ofertat kanë mbërritur nga Spanja dhe Polonia, megjithëse ende nuk zbulohen emrat e tyre. Gjithashtu shtohet se transferimi mund të mbyllet në janar.

“Kam oferta nga klube spanjolle dhe polake, në merkaton e janarit mund të bëj transferimin. Përsa i përket Kombëtares, nuk kam biseduar me Rejën, por lumturohem që isha në listën e pritjes”, ka thënë Çekiçi. /Sport Ekspres/