Çekiçi-Shyti, Pogradeci “spastron” Turbinën

0

Pogradecarët kanë marrë tre pikë që i ngjitin në renditje, duke marrë frymë në fund të fazës së parë, ndërkohë që ekipi i Turbinës po ndjen të ftohtin e fundit të tabelës. Dy ekipe që realisht kërkuan fitoren, por liqenorët ishin me të qartë tek ajo çka kërkuan dhe falë aftësive individuale të Çekiçit dhe Shytit mundën të marrin tre pikët. Një fillim loje pa shumë ritëm dhe grintë, por vendasit shfaqen rrezikshëm në minutën e 7-të të lojës, atje ku pas një goditje këndore topi mbërrin te Çekiçi që tregohet i saktë me gjuajtjen tokazi. 1-0 për vendësit. Më pas loja duket se ka një rritje nga të dy ekipet, por vizita e parë e miqve do të vinte vonë në minutën e 26-të, por sulmuesit nuk përfitojnë nga rrëmuja në zonën e liqenorëve. Çekiçi do të shfaqet i vetëm përballë portierit Malaj, por ky i fundit i zhytet në këmbët e sulmuesit. Surprizon Turbina në minutën e 34-rt, falë një veprimi të saktë nga e majta e Agalliut që me një devijim të lehtë çon topin në rrjetë dhe miqtë barazojnë rezultatin. Me këtë barazim mbyllet pjesa e parë.

Në pjesën e dytë janë vendasit më kërkues. Kanë disa mundësi goli, por sulmuesit nuk tregohen të saktë në finalizim. Në minutën e 59-të do të jetë Shyti që ndërmerr një depërtim nga e majta e sulmit të vet dhe gjuan prirazi me portën, duke shënuar golin e avantazhit dhe njëkohësisht të fitores. Më pas loja ka pasur gabime të dukshme nga të dy ekipet. Skuadrat janë munduar të luajnë më shumë në mesfushë, sidomos vendasit në administrim të rezultatit. Vetëm në minutat e fundit të takimit si rezultat i presionit, miqtë kanë disa mundësi me anë të Bajramit dhe Gërxhos, por sa për aftësi të Malit, aq edhe për nxitim të sulmuesve nuk barazojnë dot rezultatin.

Pogradeci – Turbina   2-1

Shënues: Çekiçi 7′, Shyti 59 / Agalliu 34′

Pogradeci: Mali, Shyti, Çekiçi, Pere, Jahaj (Xh. Liçkollari 46′), Pura, Hysenllari, Lame, Kllogjeri, Topllari (Kame 90’), J. Liçkollari. Trajner: Festim Fetollari

Turbina: Malaj, Agalliu, Ferhati, Qorri (Gërxho 46′), Bakiu, Taullai, Doda, Rroshi (Allamani 67′), Dollani (Sallaku 64′), Daci, Bajrami. Trajner: Sinan Bardhi

Gjyqtarë : A.Stola, R.Dorhani, E.Morina

Kartonë të verdhë: Shyti 48’ / Bakiu 34’, Dollani 43’, Rroshi 60’

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image