Endri Çekiçi nuk arrin vetëm të tund rrjetën, por kur futet në listën e golashënuesve, e bën me gola spektakolar. Kjo nuk ka kaluar pa vëmendjen e klubeve të tjera në Europë. Pavarësisht se nuk përmenden emra konkretë, vetë futbollisti është shprehur te “Zona Gol” se ka oferta nga Spanja dhe Polonia dhe largimi në janar është i mundshëm.
“Ekipa.svet24” njofton lexuesit e saj në Slloveni nëpërmjet artikullit të “Sport Ekspres” se largimi i lojtarit kryesor të Olimpik Ljubjanës në merkaton e dimrit është i mundur. Pas një dalje nga Dinamo e Zagrebit, sulmuesi shqiptar i shpalosur të gjitha aftësitë e tij. /Sport Ekspres/