“Çek i bardhë” nga Anglia, De Laurentis nuk heq dorë nga Insinje

Lorenco Insinje dhe Napoli janë të lidhur ngushtë mes tyre. Sulmues anësor ka pasur oferta të shumta, por Italianët nuk heqin dorë prej tij. Nga Anglia raportohet se në zyrat e Napolit ka mbërritur një ofertë mjaft e mirë për shërbimet e lojtarit të kombëtares italiane.

Liverpuli kishte gati 71 milionë euro për kartonin e Insinjes. Gjithsesi Aurelio de Laurentis, presidenti i Napolit, prerazi u ka thënë jo të kuqve. Klop e kishte sulmuesin në listën e dëshirave të tij dhe drejtuesit e klubit të tij e kanë bërë pjesën e vet.

Napoli nuk e shet sulmuesin e vet. Këtë sezon Insinje numëron tetë gola në kampionat, ndërkohë që është aktivizuar në 19 ndeshje. Sulmuesi ka asistuar edhe pesë herë për shokët e skuadrës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *