Ceferin: Euro 2016 ishte super, Botërori ka një problem

0

Kupa e Botës 2026 do të jetë kompeticioni më i madh për kombëtare në histori, me 48 skuadra pjesëmarrëse.

Lajmi duket i shkëlqyer për vendet e vogla, që kanë një shans më shumë për pjesëmarrje, ndërkohë që edhe të ardhurat do të jenë kolosale, por presidenti i UEFA-s, Aleksandër Ceferin, sheh një problem: ““Kemi një problem: ku do ta organizojmë kompeticionin, pasi nevojiten 12 stadiume me një kapacitet prej më shumë se 50 mijë spektatorësh, dhe impiante të tilla mund të gjesh vetëm në 2 ose 3 vende të Europës, asnjë në Afrikë, ndoshta në Kinë apo SH.B.A. por askund tjetër”.

Çeferin vlerëson Euro 2016, por ka një problem për Europianin e ardhshëm: “Euro 2016 ishte një kompeticion i shkëlqyer, 24 skuadra është numri ideal. Shumë kombe të vogla morën pjesë dhe u paraqitën shumë mirë, ndërsa UEFA pati fitime si kurrë më parë. Sa i përket Europianit të ardhshëm, 13 vende organizatore më duket i tepërt, pasi do të na krijonte shumë probleme logjistike. Në të ardhmen është e sigurt që nuk do të organizohet më në kaq shumë vende, të paktën jo sa të jem unë në krye të UEFA-s”.

Ndërkaq, Ceferin ka folur edhe për Ligën e Kampioneve, duke frenuar çdo ide për ndonjë Superlige për klube: ““Plani ynë është që asgjë të mos ndryshojë më sa i përket formatit, dhe as që e mendojmë krijimin e ndonjë Superlige. Ndryshimi i vetëm është se 4 ligat kryesore do të çojnë 4 klubet e para direkt në grupet e Ligës së Kampioneve”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here