Çdo fitore e Arsenalit i jep oksigjen botës, Bellerin vjen me premtimin e veçantë në prag të rikthimit të Premier League

Spektakli i Premier League do të rikthehet sërish në fushë ditën e sotme, madje me një super sfidë si ajo e mbrëmjes mes Manchester City-t dhe Arsenalit. Por në prag të këtij rikthimi pas një periudhe të gjatë ndërprerjeje, Hector Bellerin vjen me një premtim të veçantë. Futbollisiti i Arsenalit ka zbuluar nëpërmjet një postimi në “Tëitter” edhe nismën e tij të re.

Për çdo fitore të Arsenalit deri në fund të këtij sezoni, mbrojtësi spanjoll është zotuar të mbjellë plot 3 mijë pemë. Gjithçka do të bëhet për të luftuar emetimin e dioksidit të karbonit në atmosferë. Me këtë nismë të Bellerin më shumë fitore të topçinjve tashmë përkthehen në më shumë oksigjen për të gjithë planetin. Një veprim që meriton të përshëndetet nga spanjolli, ndërsa Arsenal nuk do t’i bëjë llogaritë për vetëm 3 pikë, por edhe për 3000 pemë vijnë së bashku me to./Halit Delibashi-Sport ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *