Cavani ka dy fjalë për Suarezin

0

Aventura e Luis Suarezit te Barcelona veçse po bëhet pozitive, por duhet pranuar se deri tani uruguaiani ka vuajtur për t’iu përshtuar sistemit katalanas. Kështu, një shok skuadre i kombëtares e ka mbështetur nga larg ish-sulmuesin e Liverpoolit. Sulmuesi i PSG-së, Edinson Cavani, ka thënë se Suarez po lufton te Barcelona, pasi ai nuk po përdoret si sulmues pykë. “Luisi tani ka një rol të ndryshëm nga ai që kishte te Liverpooli. Nuk është e lehtë për të. Është e vështirë, pasi ai ka shumë lëvizje dhe Barcelona nuk po e përdor si pykë. Me talentin që ka, edhe pse në një formë jo të mirë, unë jam i sigurt se Luisi do të japë shumë te Barça”, – tha ish-lojtari i Napolit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.