CAS-i i hoqi dënimin, Guardiola shfaq gjithë besnikërinë te Manchester City: Bashkë edhe në Kategorinë e Dytë

Kjo javë nisi mjaft mirë për Mançester Sitin, i cili do të rikthehet përsëri të luajë në Ligën e Kampioneve. Vendimi i KAS rrëzoi aktgjykimin e Uefës që më herët kishte përjashtuar “qytetarët” për 2 sezone. Mospezullimi i djemve të Guardiolës u prit me entuziazëm nga anëtarët e klubit, por u kontestua nga shumë trajnerë te skuadrave të tjera, ku ndër këta përmendim edhe Murinjon që u shfaq tepër i revoltuar me vendimin e KAS-it.

Pavarëisht se si do të ishte gjykimi për Mançester Sitin, Guardiola kishte premtuar respektimin e kontratës me sheikët. Këtë gjë e ka ripërsëritur edhe ditën e djeshme, në konferencën për shtyp, duke thënë se do të qendronte edhe sikur të përfundonin në ligën e dytë.

“Si anëtar i klubit, por edhe si tifoz nuk mund t’ua shpjegoj sesa e vështirë ka qenë kjo periudhë për ne. Jam shumë i lumtur që e fituam të drejtën për të luajtur, shpresoj që lojtarëve t’iu rikthehet optimizmi.

Është koha të mendojmë për Ligën e Kampioneve dhe sezonin e ri. Situata ime ishte e qartë, unë do të qëndroja edhe sikur jo vetëm të mos luanim në Champions, por edhe të binim në Kategorinë e Dytë”, tha Guardiola. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *