Cardiff dhe Nantes diskutojnë ende shitjen e Sala, një video para aksidentit mund të vendosë gjyqin në CAS

Çështja “Emiliano Sala” nuk ka gjetur ende qetësi. Francezët e Nantes thonë se ata e shitën lojtarin e tyre dhe Cardiff duhet të paguaj, ndërsa këta të fundit thonë se lojtari nuk firmosi kontratën me klubin e tyre. Kjo mosmarrëveshje i ka dërguar të dy skuadrat në gjyqin e CAS, ndonëse FIFA u shpreh qartë se Sala ishte lojtari Cardiff dhe uellsianët duhet të paguajnë.

Gjithë debait të ngritur duket se i ka dhënë fund një video e publikuar së fundmi. Sala duket së bashku me Scott Dommett, një menaxher i regjistrimit të lojtarëve të FA të Uellsit. Në video shihet Dommett duke i treguar Sala se ku duhet të nënshkruaj në tre fletë të cilat mendohen se janë një pjesë e kontratës. Por as kjo nuk i ka bindur drejtuesit e Cardiff të cilët pretendojnë se kontratën e vërtetë Sala do e firmoste në Uells.

Kjo për faktin se Cardiff nuk kishte rënë plotësisht dakord për kushtet e pagesës së lojtarit dhe shërbimeve të  tjera. Nga ana e klubit të Nantes kjo video nuk është komentuar duke i lënë fjalën e fundit gjyqit në CAS. Sipas raportimeve, videoja është xhiruar tre ditë përpara seSala të udhëtonte drejt Cardiff, në një destinacion që nuk mbërriti kurrë./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *