Çani me ekip të ri, vetëm zyrtarizimi ka mbetur

Edgar Çani do ta vijojë karrierën në Itali. Oferta e bërë nga Viboneze e bindi atë dhe më pas arriti marrëveshjen me Partizanin për të ndërprerë kontratën. Sulmuesi qendror ka marrë edhe dëmshpërblim nga të kuqtë, pasi kishte edhe një vit kontratë.

Prej ditësh në Itali raportohej për tratativat mes Vibonezes dhe Çanit, që në fakt konfirmoheshin edhe nga burime pranë sulmuesit. Tanimë është “Gazzetta dello Sport” në Itali që e bën të kryer kalimin e sulmuesit në klubin e Serisë C.

Sipas gazetës italiane është mbyllur gjithçka dhe ka mbetur vetëm zyrtarizimi. Çani do kërkojë të harrojë sezonin e fundit në Shqipëri. Dëmtimi e penalizoi atë, por më pas nuk pati shumë hapësira, duke mos treguar vlerat e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *