Çani kthehet te goli, Gjimshiti fundoset!

0

Edhe pse në vend të fundit, Piza nuk heq dorë nga shpresa dhe ëndrra se mund të përmbysë gjithçka. Skuadra e Gatuzos, ndryshe nga herët e tjera, dje ka gjetur forcën për t’iu kundërpërgjigjur avantazhit të Pro Verçelit, që realizoi me Komin në pjesën e parë.

Gatuzo kishte lënë në tribunë Manajn, zyrtarisht për një problem muskulor në prag të ndeshjes, teksa në “Garibaldi” nga pjesa e parë e nisi si zakonisht Ujkani, teksa në minutën e 74-t u fut në fushë Edgar Çani, duke realizuar dhe duke iu afruar dopietës personale e entuziazmuar publikun. Në fund, barazimi 1-1 lë në vend bluzinjtë, që thuajse kanë prerë biletën për në Lega Pro.

Sakaq, një pasdite të hidhur ka kaluar Gjimshiti me Avelinon, që është mundur 2-0 nga Askoli, duke rikthyer rrezikun e rënies. Mbrojtësi kuqezi ka zhvilluar një paraqitje jo të mirë, teksa pati jo pak faj te goli i realizuar nga Orsolini. Ndërkohë, Migjen Basha te Bari dhe Emanuele Ndoj te Breshia nuk luajtën, ashtu sikurse edhe Vajushi te Pro Verçeli.

Pisa – Pro Vercelli 1-1 HIGHLIGHTS 25-04-2017 by jackeddine

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image