Çani ka dëshirë të kthehet tek Bari

0

Nëse do të ekzistonte mundësia Edgar Çani do t’i rikthehej Barit me gjithë kënaqësi. Nëse do ketë një interesim shtatlarti i Catanias do mund t’i rikthehet klubit me të cilin luajti deri në korrikun e vitit të kaluar. Ka qenë vetë agjenti i tij ai i cili ka bërë me dije vullnetin dhe dëshirën për t’iu rikthyer Barit, skuadrën me të cilën sezonin e kaluar (si i huazuar nga Catania) ai diskutoi edhe play-off-in për Serie A.

“Në Puglia (rajoni që përfshin Barin, Lecce-n, Taranton, Brindisin dhe Foggian), Çani ka bërë shumë performanca të mira, atje do rikthehej me gjithë qejf” – citohet të ketë thënë për “tuttobari.com” Andrea D’Amico, agjenti i sulmuesit nga Tirana.

Tashmë 25-vjecar, Çani ka kaluar disa ulje-ngritje në karrierën e tij, ulje-ngritje që e kanë çuar të ndërrojë plot 10 skuadra (Pescara, Palermo, Ascoli, Padova, Piacenza, Modena, Polonia Varshavës, Catania, Carpi dhe Bari). Forma e tij ka qenë e luhatshme dhe për këtë ai humbi edhe vendin në kombëtare, por së fundmi ai ka treguar disa paraqitje të mira me Catanian duke iu rikthyer golit. Deri më tani ai ka shënuar 3 gola dhe ka shërbyer 3 asiste në 15 ndeshje të zhvilluara në Serie B ku Catania gjendet në vendin e 19-të me 21 pikë. / aSport

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image