Canelo siguron titullin e tretë kampion bote, meksikani s’ka konkurrencë

0

Boksieri më i paguar në planet, Saul “Canelo” Alvarez ka regjistruar fitoren e 52-të në karrierë përballë amerikanit Daniel Jacobs.

Fitorja e meksikanit erdhi me vendim unanim të gjyqtarëve 115 – 113, 115 – 113 116 – 112. Triumfi ndaj Jacobs i mundëson meksikanit brezin kampion bote të konfederatës “IBF” në divizionin e peshave të mesme (deri në 73 kg).

Canelo,  i cili është gjithashtu kampion i bote i konfederatave “WBA” dhe “WBC” ka mundësinë për t’u shpallur kampion i padiskutueshëm i peshave të mesme  nëse arrin të bëjë të tijin brezin “WBO”, që për momentin mbahet nga amerikani Demetrius Andrade.

Gjithsesi ajo që fansat e boksit duan është një duel i tretë midis tij dhe boksier kazak Gennadiy Golovkin, përballje kjo që përflitet të ndodhë në muajin shtator, i njëjti muaj ku janë zhvilluar duelet e mëparshme midis dy boksierëve në vitin 2018 dhe 2017.

Kartat e gjyqtarëve

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.