Canaj pas debutimit: Ka diçka që më shqetëson!

0

Agim Canaj e nisi me këmbë të mbarë ë krye të Vllazninë. Shkodranët mposhtën me katër gola Besëlidhjen dhe rikthimi në Superiore është formalitet për kuqeblutë. Gjithsesi ka edhe gjëra që shqetësojnë dhe një prej tyre është edhe mungesa e tifozëve. Tekniku Canaj e ka ndarë me “SportEkspres.com” këtë shqetësim, ndërkohë që flet edhe për ndeshjen e djeshme dhe situatën në skuadrën e tij.

“Jam ndjerë shumë afër me skuadrën, kjo edhe për faktin se 5-6 lojtarë aktualë i kam patur në skuadër edhe kur e kam drejtuar Vllazninë vite më parë. Është normale të kesh emocione të tjera në Kategorinë e Parë dhe ishin ndryshe nga eksperienca e parë”, thotë fillimisht Canaj.

“Më shumë shqetësuese për mua ishte mungesa e tifozerisë, që Vllaznia tradicionalisht e ka patur në nivele të larta”, theksoi trajneri i Vllaznisë, i cili më tej u ndal te ndeshja e fituar me Besëlidhjen. Rezultati të bën të mendosh që ishte një takim i dominuar totalisht nga Vllaznia, por realisht ka qenë ndryshe. Lezhjanët edhe mund të kishin shënuar të parët.

“Në 45 minutat e para, që përfunduan në barazimin 0-0, nuk ishim shumë të qartë në lojën tonë. Kjo bëri që edhe të na mungonte goli. Në pjesën e dytë, me disa lëvizje të vogla taktike, ndryshuam gjithçka dhe shënuam 4 gola”, përfundon Canaj. Vllaznia këtë javë do të jetë pushim, por do ta shfrytëzojë fundjavën duke u përballur në një test me ekipin e dytë.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.