Cana nis kursin për drejtor sportiv: Po pres projektin e duhur

Lorik Cana ka nisur kursin për drejtor sportiv dhe shumë shpejt do të jetë i pajisur dhe me licencë për këtë pozicion. Ish-kapiteni legjendar ka folur në lidhje me këtë eksperiencë, teksa në postimin e FSHF-së, ai tregon se si po shkon ky kurs, por dhe për të ardhmen e tij.

“Kursi po shkon shumë mirë. Është diçka që do të doja t realizoja sigurisht dhe për informacione personale. Shumë gjëra kanë shkuar përpara, duke nisur që nga programi për formimin e trajnerëve, deri te programet e ndryshme qoftë të mjekësisë sportive, të përgatitjes fizike, të trajnerëve të portierëve. Edhe pjesa e drejtorit sportiv është diçka jashtëzakonisht shumë e rëndësishme, mund të them një nga më të rëndësishmet sepse janë ato persona që janë në krye të projektit teknik dhe që do të administrojnë klubet në të ardhmen. Do të jetë diçka më e rëndësishme në vendin tonë, përderisa jemi një vend një vend në zhvillim, në ngritje, në strukturim të çdo elementi që ka brenda futbolli. Personat që e drejtojnë kanë rëndësi më të madhe dhe besoj se është diçka shumë e mirë që tani dhe ky program përmes Federatës ka nisur për të përgatitur njerëzit që drejtojnë klubet tona dhe do të kenë mundësi për të punuar sa më mirë”.

“Planet e mia lidhen me sportin dhe me futbollin. Kur vjen nga bota e futbollit profesionist, dëshira është për të qëndruar aty afër. Do të jem i angazhuar në futboll dhe pjesa e drejtuesit është diçka që më pëlqen jashtëzakonisht shumë. Pres që të kem një eksperiencë dhe një përvojë, por duhet të presim momentin e duhur dhe projektin e duhur. Avantazhin që kemi është që edhe në vendin tonë, si nga pikëpamja e licensimit, apo me programet në pjesën drejtuese, të cilat merren në Itali, ekziston mundësia për të pasur akses dhe për të marrë informacione të mira. Për kohën që po kaloj këtu, normalisht që jemi në dijeni si ish-sportistë, por na ndihmojnë që të krijojmë një ide shumë të qartë dhe një panoramë shumë e gjerë se si të drejtohet një klub sportiv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *