Cana : Ja si u njoha me Monikën!

0

 

Një histori dashurie, nga ato që të duken sikur i ke parë nëpër filma dhe që rrallë ndodhin në realitet. Ajo fillon me shikime në një restorant, me shkëmbime numrash telefoni, “sms” të shpeshta, takime për kafe, darka gjysëmflirtuese, gjysëmromantike dhe që mbaron me një dasëm në një hotel luksoz, në breg të detit dhe me muaj mjalti në Bali. Kështu e kanë treguar historinë e tyre të dashurisë futbollisti shqiptar Lorik Cana dhe arkitektja italiane, Monika, për revistën kosovare “Teuta”.

 

 

Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet raciste, ka treguar se fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar. “Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve” – tregon sot gruaja e kapitenit të kombëtares, që mban në krahun e tij të majtë një tatuazh të madh me shqiponjën dykrenare.

“Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim të telefonit, që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte” – tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë filloi të jetojë me arkitekten italiane.

FacebookTwitter
Ata janë parë papritmas në një restorant në Romë, në verën e vitit 2011, ku Loriku sapo kishte shkelur për të filluar karrierën te Lacio. Atë mbrëmje, ajo nuk ia ndante sytë. “Fillimisht nuk i kushtova vëmendje, por pastaj shkëmbyem disa vështrime. Vetëm kur dola nga restoranti i dhashë menaxheres numrin tim të telefonit, që t’ia jepte asaj. Isha i bindur që do të më telefononte” – tregon Cana, i cili vetëm pak muaj më vonë filloi të jetojë me arkitekten italiane. Nga ana tjetër, Monika, e pazhveshur nga paragjykimet raciste, ka treguar se fillimisht e kishte të vështirë t’u tregonte prindërve se ishte lidhur me një futbollist, për më tepër shqiptar.

 

 “Unë nuk kam ditur të bëj dallimin mes shqiptarëve” – tregon sot gruaja e kapitenit të kombëtares, që mban në krahun e tij të majtë një tatuazh të madh me shqiponjën dykrenare. Ndoshta edhe sot ajo nuk e di se në të gjithë botën ka njerëz të mirë dhe më pak të mirë. Por, asaj i pëlqen Loriku i saj, me të cilin ka një fëmijë, por gjakovari kuqezi ka thënë më herët në këtë drejtim: “I kam thënë Monikës se ne shqiptarët nuk ndalemi pa pasur një djalë. Nuk kemi planifikuar ndonjë numër, por nuk ka rëndësi gjinia, rëndësi që të jenë të mirë dhe të shëndetshëm.

Dhe, në fakt, Cana ka “goditur në shenjë” që herën e parë me djalin, që ka ardhur në jetë para pak muajsh dhe është pagëzuar me emrin e lashtë ilir, Boiken. Para pak ditësh, Lorik Cana është parë duke bërë shëtitje me djalin e vogël nëpër rrugët e Nantës, ku aktualisht luan bashkë me lojtarin tjetër të kombëtares, Ermir Lenjanin. 32-vjeçari ka thënë tha se gruaja e tij, Monika, i ka premtuar se djali i tyre do të mësojë shqipen dhe do të ndjekë traditat shqiptare. “Unë kam dashur të martohem me një femër shqiptare, por Monika më premtoi se fëmijët tanë do të flisnim shqip dhe do të mësonin traditat tona”, – ka thënë Cana në emisionin “Kontrata”, në “Agon Channel”.

 

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image