Calja premton: Do derdh djersë e gjak, edhe pse kam 6 javë i dëmtuar

Kampionati Botëror i Peshëngritjes do të zhvillohet në Turkmenistan këtë edicion. Shqipëria do të përfaqësohet me 5 sportistë këtë herë, një numër shumë i vogël krahasuar me edicionet e shkuara. I pari që do të garojë është Briken Calja.

28-vjeçari përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në Facebook ka premtuar se do të bëjë më të mirën e tij për të bërë një paraqitje sa më dinjitoze sot, ku do të garojë në peshat 73 kilogram. Vetë sportisti tregon se është i dëmtuar prej 6 gjashtë javësh, por kjo nuk e ka penguar që të marrë pjesë dhe të tentojë pse jo edhe zonën e medaljeve. Kujtojmë që gara kanë një rëndësi të madhe dhe për Lojërat Olimpike dhe sportistët kuqezi duhet të grumbullojnë sa më shumë pikë, nëse duan që të jenë pjesëmarrës në eventin e radhës olimpik.

“Ju ftoj nesër (sot) të gjithëve të më ndiqni në orën 16:00 në Kampionatin Botëror që po zhvillohet në Turkmenistan ku do të garoj në peshën deri në 73 kg.

Edhe pse fati nuk ka qenë me mua gjatë fazës përgatitore, nga ku prej 6 javësh vuaj prej një dëmtimi, ju premtoj që do të derdh djersë e gjak për ti dhënë pikë kualifikuese vendit tonë dhe të nderoj vlerat e peshëngritjes shqiptare në botë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *