Çalhanoglu: I mërzitur për largimin e Higuain, Championsi thelbësor për Milanin

Hakan Çalhanoglu ishte një ndër emrat më të përfolur në merkaton janarit, teksa mesfushori mendohej se do të largohej drej Bundesligës. Diçka e tillë nuk ndodhi, kjo dhe për shkak të kërkesave të Gatuzos, i cili e konsideron lojtar të rëndësishëm për ekipin e tij.

Turku ka folur së fundmi për mediat italiane, teksa është pyetur mbi largimin e Higuain dhe afrimin e Kristof Piatek. Gjithashtu, 24-vjeçari foli dhe për objektivin Champions, ku sipas tij arritja e vendit të katërt është diçka thelbësore për Milanin.

HIGUAIN-PIATEK – “Shkoja shumë mirë me Higuain, jam i mërzitur që u largua, por i uroj më të mirat. Piatek është këtu tani dhe po mësohem me të. E ka nisur në mënyrën më të mirë”.

CHAMPIONSI – “Momentalisht jemi në zonnën Champions, pasi jemi në vendin e katërt, por na duhet të vazhdojmë kështu sepse skuadrat pas nesh janë shumë afër. Është shumë e rëndësishme arritja e objektivit Champions. Milani nuk ka qenë prej shumë kohësh pjesë e kompeticionit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *