Calciopoli sipas Poçetinos: “Drejtuesit e Juves i bënë presion arbitrit”

0

Trajneri i Totenhemit, Maurisio Poçetino, pretendon se drejtues të lartë të Juventusit kanë ushtruar presion ndaj arbitrit Simon Marciniak, gjatë ndeshjes mes Totenhemit e Juventusit, të mërkurën. Argjentinasi ka zbuluar se pa presidentin e Juventusit Andrea Anjeli dhe drejtorin e përgjithshëm Xhuzepe Marota në tunel në disa momente të ndryshme gjatë ndeshjes së luajtur në Wembley.

Sipas Poçetinos, i cili në fakt në Angli ka marrë kritika pa fund për administrimin e keq të avantazhit pas pjesës së parë, drejtuesit e Juves “ushtruan presion mbi arbitrin” në pushimin e ndeshjes, pas episodit të pjesës së parë ku Duglas Kosta u rrëzua në zonë nga Vertongen, por arbitri nuk pa 11-metërsh.

“Para ndeshjes ishte Anjeli, pas ndeshjes ishin Anjeli dhe Marota. I pashë në pushim të ndeshjes dhe i bërë presion arbitrit. Janë detaje të vogla, por që vendosin shumë në ndeshje të tilla, kaq të ekuilibruara. Besoj se këto detaje mund ta ndihmojnë një klub të arrijë atë që dëshiron”.

Poçetino është i bindur se lojtarët e tij duhet të mësojnë nga ata të Juves: “Juventusi është specialist, sepse ata i kanë zakon fitoret, e kanë zakon edhe presionin tek arbitrat. Është një leksion i madh për ne, që të kujdesimi jo vetëm për gjërat në fushë, por edhe jashtë saj. Kur pronari qëndron në korridor, në tunel para dhe gjatë ndeshjes, është një sinjal që ky klub ka kulturën e fitores me çdo kusht. Me Juven luhen dy ndeshje, në fushë dhe jashtë saj, duhet të nxjerrim leksionet e duhura, sepse në fushë ishim më lart, por nuk mjafton”.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.