Caktohet edhe data kur do të hapen lokalet në Shqipëri, futbolli është i fundit në listën e gjatë

Nga Klaudio Ndreca

Në Shqipëri vazhdohet të flitet për gjithçka sa i përket masave lehtësuese, përveçse për futbollin. Të gjitha bizneset i dinë datat se kur do të kthehen sërish në punë, pavarësisht këtij anormaliteti. Por sporti ende nuk e ka marrë përgjigjen për vazhdimin, duke u konsideruar si prioriteti i fundit.

Madje edhe lokalet që janë me rrezikun më të lartë të mundshëm e kanë gati datën e tyre. Sipas asaj që ka thënë Blendi Klosi për “Faxweb”, baret do të hapen në datën 17 maj. Pikërisht ato që kanë ambient të hapur, duke respektuar distancat e reja.

Ndërkohë llogjikisht siç veprohet në të gjithë botën, futbolli e mëson fatin e tij përpara lokaleve, nisur nga shumë kritere të rrezikshmërisë që paraqesin. Por në vendin tonë nuk ka ndodhur kështu, ndërsa duhet të presim në ditët në vijim për një komunikim të ri.

“Në 17-18 maj besoj do të hapen baret që kanë ambiente të hapura. Do të kemi inspetkimet për kontrollin dhe rrespektimin e rregullave. Është një vit që kërkon shumë sakrifica. Duhet të sigurojmë jetën e njerzve.

Jemi në një nga fazat e menaxhimit të pandemisë, mendoj se në turizmë do të kthehemi pas disa vite krahasuar me vitin 2019. Por në Shqipëri mund të kemi një rigjenerim më të madh. Turizmi shqiptar pranon që të kalkulosh ndryshe nga vendet e tjera”, u shpreh Klosi. /Sport Ekspres/