Çaka ndahet me Tiranën dhe transferohet në Gjermani

0

Marsel Çaka prej ditës së sotme nuk është më portier i Tiranës. 22-vjeçari, me një postim në faqen e vet në Facebook, ka njoftuar përfundimin e aventurës 11-vjeçare me fanellën bardheblu, ku në fakt nuk është se ka pasur shumë hapësira.

Vetëm në sezonin 2013/2014 Çaka luajti titullar te Tirana, por ishte një vit i zi dhe nuk ishte faji i tij që Tirana e mbylli në vendin e gjashtë, shumë larg pritshmërive.

Në sezonin e fundit Çaka u aktivizua i huazuar te Dinamo, ku luajti 4 ndeshje si titullar në fundin e sezonit, ndërsa tani largohet për në Gjermani.

Siç zbulon vetë Çaka, ka qenë Ansi Agolli një ndër ata që e kanë ndihmuar të sistemohet në Gjermani, ku do të vazhdojë karrierën në kategoritë e ulëta. Ndërkaq, portieri falënderon ata që i dhanë mundësi të luante te Tirana që në moshën 18-vjeçare, Nevil Deden e Astrit Nallbanin.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here