Çaço: Patëm mangësi, Besa bën autokritikë në Ballsh

0

Besa dështoi të rikthehej në Superiore, pasi u thye në ndeshjen direkte me Bylisin rival. Gara në grupin B ka përfunduar dhe ballshiotët do jenë ata që do të luajnë në elitë sezonin e ardhshëm. Drejtuesit verdhezi u munduan shumë që të ndërtonin skuadrën e duhur për të arritur objektivin sezonal.

Në janar ata afruan edhe një lojtar me eksperiencë si Ervis Çaço. Anësori i krahut të djathtë tregon edhe arsyen e dështimit të tyre: “Te Besa erdha me dëshirën e mirë dhe synimin për t’u ngjitur në Superiore. Gjithsesi, disa mangësi në ndeshje të veçanta e kryesisht në përballjet direkte me Bylisin, na larguan nga synimi”.

Pavarësisht se Bylisi e ka siguruar vendin e parë, Çaço premton se do e respektojnë garën deri në fund. “Deri në sfidën e fundit me Bylisin do të luajmë me dinjitet, edhe jemi larguar nga synimi ynë. Ne do ta sfidojmë Bylisin, pavarësisht se është i ngjitur në Kategorinë Superiore. Këtë javë presim Orikun në fushën tonë dhe fitorja është detyrim për ne. Në javën e fundit në Ballsh Besa do ta bëjë autoktitikën në fushë”.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.