Bylisit i përfundon dënimi i fushës me Tomorin

Bylisi ka nisur menjëherë përgatitjet për ndeshjen e Kupës së Shqipërisë që do ta zhvillojë nesër në Ballsh me Tomorin. Skuadra mallakastriote, duket se në dy javët e para të këtij sezoni ka treguar dëshirë për të fituar, por edhe funksionon mjaft mirë dhe ka një harmonizim të reparteve edhe pse ka ende shumë punë për të bërë. Kujtojmë që ndeshjen e parë Bylisi e fitoi me rezultatin 1-0, por takimi nuk përfundoi dhe çështja kaloi në Komisionin e Disiplinës që i dha Bylisit fitoren në tavolinë me rezultatin 0-3. Ballshiotët synojnë kualifikimin në Kupë dhe më pas do të mendojnë menjëherë për ndeshjen e fundjavës në kampionat me skuadrën e Turbinës, e cila luhet në “Nexhip Trungu” të qytetit të Cërrikut.

DËNIMI – Me ndeshjen e Kupës së Shqipërisë, stadiumit “Adush Muça” i përfundon edhe dënimi nga Disiplina që erdhi fill pas ndeshjes me Lushnjën, e cila përfundoi 2-2 në Ballsh. Disiplinori ndëshkoi ballshiotët me katër ndeshje pa tifozë. Kujtojmë që dy takime janë luajtur sezonin e shkuar, me Shkumbinin dhe Pogradecin, ndërsa nga takimet e këtij sezoni është ezauruar sfida me Shënkollin dhe do të mbyllet dënimi nesër në ndeshjen e Kupës. Ndaj Ilirisë, pas dhjetë ditëve, Bylisi do të luajë në “Adush Muça”, me praninë e tifozëve të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *