Bylisin e ndal traversa, Turbina e zbret nga kreu

Mariglen Miraka

Turbina ka barazuar pa gola në shtëpi me Bylisin, në një sfidë mjaft të fortë. Takimi ka qenë tepër interesant dhe shumë i luftuat nga të dyja ekipet, por në fund nuk ka prodhuar asnjë gol. Vendasit janë të kënaqur me këtë pikë, pasi u mor ndaj një ekipi pretendent për t’u ngjitur në Superiore, ndërsa ballshiotëve u rri “ngushtë” rezultati i kësaj jave, që i dha mundësinë Tiranës të kryesojë e vetme në grupin B.

NDESHJA – Ndeshja ka nisur e qetë nga të dyja ekipet, që në fillim studionin mirë njëra-tjetrën. Rastet nuk kanë munguar, me miqtë që ishin më kërkues. Edhe cërrikasit tentuan të shënojnë, por e kanë pasur mjaft të vështirë në daljet e tyre në sulm. Të dyja skuadrat kanë bërë një lojë burrërore, por asnjëra nuk ka gjetur rrugën e rrjetës. Si përfundim 45 minutat e para u mbyllën me rrejta të paprekura dhe skuadrat marrin direktivat nga dhomat e zhveshjes për të bërë më mirë në fraksionin e dytë të lojës. Kjo pjesë ka qenë edhe më e bukur, ku përsëri nuk kanë munguar rastet. Ballshiotët kanë qenë më pranë golit, por mbrojtja e verdhë bashkë me portierin Malaj ishin në lartësinë e duhur. Turbina përmes goditjeve të dënimit ka kërkuar të shënojë, por prapavija mike ka qenë deçizive në çdo rast. Në minutën e 85-të mbrojtësi mik Buzi ka marrë kartonin e dytë të verdhë, duke e lënë skuadrone tij me një lojtar më pak, ndërkohë Bylisi në minutat shtesë mund të kalonte në avantazh, por kapiteni Shoshi ka gjetur vetëm traversën, pas ekzekutimit të një goditjeje dënimi. 0-0 dhe ballshiotët tashmë e shohin veten me dy pikë më pas se Tirana.

Turbina – Bylis     0-0

Turbina: Malaj, Bajrami, Baçi, Peqini, Agalliu, Taullau, Toktash (Gazheli 53’), Roshi, Sallaku, Allamani (Dollani 68’), Bakiu. (Në dispozicion: Demollari, Cami, Shkreta, Sina, Daci). Trajner: S. Bardhi.

Bylis: Xhorxheviç, Buzi, Samnda, (Çukuka 46’), Fejzaj (Murataj 46’), Shoshi, Limaj (Jun. Vatnikaj 80’), Ntepe, Gregati, Zisi, Jur. Vatnikaj, Kullira.(Në dispozicion: Dramolli, Dhrami, Bella, Mehmetaj). Trajner: B. Devolli.

Gjyqtarë: E. Hamiti, R. Çokaj, E. Gjoka, E. Hoxha (Lezhë).

Kartonë të verdhë: Bajrami 17’, Baci 42’, Peqini 61’ / Buzi 54’, 85’.

Kartonë të kuq: Buzi 85’ (2v)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *