Bylisi zyrtarisht në Superiore, Elbasani e Turbina nuk falin

Bylisi ka siguruar ngjitjen në Superiore, pasi ka fituar sot në transfertë 0-2 me Orikun dhe barazimi i Besës në Lushnjë e ka çuar diferencën në tetë pikë. Kur kanë mbetur nga dy ndeshje për të dyja ekipet, skuadra e Dovedan ka të drejtën të festojë rikthimin në elitë. Kundër Orikut kanë vendosur me golat e tyre Guindo dhe Peposhi, që i dhanë fitoren Bylisit.

Besa, në Lushnjë, e pa veten në disavantazh që në fillim. Ishte Gjyla ai që shënoi gol për verdhejeshilët dhe pjesa e parë u mbyll 1-0. Fraksioni i dytë nisi me një gol të Alked Çelhakës. Anësori i majtë shënoi golin e barazimit, ndërkohë që përpjekjet e verdhezinjve nuk u shpërblyen dhe skuadrat ndanë nga një pikë.

Sa i takon garës për mbijetesë, gjithçka mbetet e hapur. Elbasani, sikurse pritej, ka mundur Apoloninë më rezultatin 1-0. Një gol i Arsen Lleshit që në minutën e tretë vendosi fatet e ndeshjes. Turbina gjithashtu mori pikët e plota kundër Pogradecit. Bakiu dhe Bërdufi ishin autorët e golave për skuadrën cërrikase.

Në grupin A Korabi dhe Erzeni u ndanë në barazim dhe nuk mungoi tensioni pas një penalltie të dhënë për vendasit. Lajthia kaloi shijakasit në avantazh, kurse Skuka barazoi dhe skuadrat morën nga një pikë. Në Pezë-Helmës Vora-Veleçiku u mbyll me fitoren e skuadrës koplikase, që iu fal një goli të Banushajt.. Në Fushë-Krujë heroi i Ilirisë ishte Xhabrahimi dhe mbijetesa është një hap pranë.

KATEGORIA E PARË-JAVA 25

Grupi A | Play-off
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Korabi-Erzeni 1-1

Shënues: Skuka 58′ (pen.)/ Lajthia 7′
Besëlidhja pushim

Grupi A | Play-out
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Iliria-Burreli 1-0

Shënues: Xhabrahimi 24′
Vora-Veleçiku 0-1
Shënues: Banushi 13′
Shënkolli pushim

Grupi B | Play-off
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Lushnja-Besa 1-1

Shënues: Gjyla 8′ / Çelhaka 52′
Oriku-Bylis 0-2
Shënues: Guindo 25′, Peposhi 49′
Egnatia pushim

Grupi B | Play-out
E shtunë, 27 prill 2019, ora 16:00
Turbina-Pogradeci  2-0

Shënues: Bakiu 9′, Bërdufi 46′
Elbasani-Apolonia 1-0
Shënues: Lleshi 3′
Tomori pushim

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *