Bylisi t’i gëzohet Hidit, portieri në Angli thyen dritat nga pika e bardhë e penalltisë

Një portier që merr përsipër të ekzekutojë një penallti ishte pak a shumë një tabu në futboll, ndërsa në Shqipëri këtë tabu etheu Isli Hidi. Madje shija e golit nga pika e bardhë i shijoi aq shumë sa vendosi ta provonte sërish, duke numëruar tashmë 3 gola në kampionat që mbajnë firmën e tij dhe të gjithë të ardhur nga 11 metërshi.

Megjithatë portieri i Bylisit nuk mori rezultatin që priste në ndeshjen e fundit ndaj Skënderbeut, teksa topi i goditur prej tij shkoi jashtë. Një gjë e tillë mund të bëjë që të lindë pyetja nëse do të jetë sërish ai nga pika e bardhë e 11 metërshit apo do të jetë dikush tjetër për ta zëvendësuar. Por Hidi duhet t’i hedhë një sy homologut të tij në Angli për të kuptuar se një ekzekutimi i një penalltie mund të shkojë edhe më keq. Kështu një portier në një ligë amatore në Angli ka menduar të ekzekutojë penalltië për ekipin e tij, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhet. Topi i goditur prej tij, në vend që të tundte rrjetën tundi dritat e stadiumit, të cilat fatmirësisht nuk lënduan askënd gjatë rënies. Duke parë se çfarë ndodhi në këtë rast,  Hidi së bashku me klubin duhet të ndihen të kënaqur me atë që portieri 39-vjeçar ka dhuruar në zonën e rreptësisë dhe këtu flazim për atë të kundërshtarëve./Sport Ekspres/