Bylisi thyen Pogradecin, kreu një pikë larg

0

Bylisi mori tre pikë të arta dhe tanimë renditen në vendin e dytë në klasifikim. Ballshiotët ia kanë dalë të mundin me rezultatin minimal 1-0 Pogradecin dhe në fund festa kanë qenë e gjitha e tyre.

Në stadiumin “Adush Muçaj” është zhvilluar një ndeshje mjaft e luftuar dhe gjithçka është vendosur nga nigeriani Beji Anthoni, i cili ka arritur të realizojë në minutën e 36-të të takimit pas një pasimi të Zefit.

Ballshiotët kanë qenë më kërkues gjatë gjithë ndeshjes dhe u shpërblyen. Ata u përpoqën të gjenin edhe golin e dytë, por po ia arritur dot qëllimit. Gjithsesi goli i shënuar nga Anthoni mjaftoi për të fituar dhe Bylisi shkoi në kuotën e 13 pikëve,  një më pak se Besa e vendit të parë.

Kategoria e Parë – Java 7

E diel, më 28 tetor 2018, ora 14:00
Stadiumi “Adush Muçaj”, Ballsh

Bylisi-Pogradeci 1-0
Shënues:
Anthoni 36’

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.