Bylisi, sa lehtë ndaj Sopotit!

0

Java e 17-të e Kategorisë së Parë është hapur sot, me sfidën mes Sopotit e Bylisit. Kanë triumfuar me lehtësi ballshiotët, një 3-0 që nuk flet vetë. Ndeshja e luajtur në Fushë-Krujë u dominua nga Bylisi, që kontrolloi qetësisht ndeshjen dhe vetëm sa vonoi golat, që erdhën të gjithë në pjesën e dytë.

Bylisi zhbllokoi në minutën e 56-të me Hyshmerin dhe që aty Sopoti nuk bëri më rezistencë, duke u dorëzuar ndaj një rivali superior.

Në fundin e takimit erdhën edhe dy gola të tjerë, në hapësirën e 3 minutave, fillimisht nga Aldo Mitraj dhe më pas në shtesë nga Hyshmeri, i cili fitoi dhe transformoi vetë një 11-metërsh.

Fitorja e çon në -3 nga kreu Bylisin, të paktën deri nesër, me Lushnjen që luan në Fier, ndërsa Sopoti tani rrezikon të zbresë në fund.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image