Bylisi rindez kampionatin, Tirana prish ecurinë rekord

E pabesueshme në Tiranë: në 90 minuta kundër Bylisit Tirana është mundur 1-0, duke pësuar disfatën e parë, duke lëshuar pikët e para dhe duke pësuar golin e parë sezonal. Një humbje e rëndë sidomos moralisht, ndërsa duket se trajneri Ze Maria ka pasur të drejtë, kur pas çdo ndeshjeje ka thënë se nuk është ende Tirana që do.

Një gol i mesfushorit Zisi në minutën e 55-të ka fundosur bardheblutë, që për herë të parë në sezonin e ri e panë veten në disavantazh dhe nuk shënuan dot.

Tani renditja ngjishet dhe Tirana nuk është më në arrati, lajm i bukur për kampionatin.

KAT. PARE B

4 Nëntor 2017 – Java: 7

KAT.PARE B

Tirana 0 – 1 Bylis

Shënues: Zisi 55′

 Shënkolli 2 – 1 Turbina

Shënues: Kulli 9′, Danaj 28′ / Roshi 77′ pen.

 Iliria 2 – 0 Shkumbini

Shënues: Boçi 20′, Bardhi 88′

Pogradeci 2 – 0 Naftetari

Shënues: Çekiçi 40′, Shyti 70′

KAT.PARE A

4 Nëntor 2017 – Java: 7

Burreli 0 – 1 Terbuni

Shënues: Saliaj 7′

Egnatia 0 – 0 Erzeni

Vllaznia B 0 – 0 Besa

Shënues: Hajdari 20′

Korabi 2 – 0 Dinamo

Shënues: Hyseni 20′, 54′

3 thoughts on “Bylisi rindez kampionatin, Tirana prish ecurinë rekord

    1. Shoku Bashkim, eshte e vertete qe tek Tirana ka pasur shume spiune te Sigurimit te infiltruar, se helbete, tek armiku infiltrohen spiunet. C’te beje spiuni te Partizani e te Dinamua? Atje s’ka armiq te popullit e te Partise. Edhe qe thua se do te zbrese nje kategori me poshte, ke shume te drejte. Po e pati vendosur Partia qe ta godase reaksionin gjer ne fund, pa tejter qe do t’ia beje edhe kete. Vec me vjen keq per shoket e Dinamos, ku Sigurimi ka komanden qendrore, se edhe ata jane nisur per tatepjete. Po ashtu, edhe shoket e Partizanit nuk fituan dot me Kamzen. Duket se fashistet italiane po sabotojne nga brenda. Do pare kjo pune.

  1. Po po eshte e vertete qe Tirona ka qene me e kontrolluar po mos haroni se Tirona kushte per bab komitetin e Partise se Rrethi Te Tiranes apo e keni haruar. Pa permendur kom. Ekzekutivte Tiranes . E kupton cpo thoni , ka pas ndonje rast per lojtare te vecante qe dhe jane ndershkuar po kjo nuk do te thote asgje se ashtu ishin kohet, pra atje tolerohej edhe lojrare qe per kohen kishin probleme me sistenin ,ndrsa tek dy te tjerat nuk te falnin.
    Apo keni haruar. Eshte shume e thjeshte te flasesh . Pa shiko sot se cfare behet . APO keni haruar kur u diskutuat per te rene nga kategoria qe u ndimuan. PO haruat dhe para nja tre vjeteve qe Partizani ju a la ndeshjen per te mos rene nga kategoria apo kujtoni se u shpetoi Magani.
    Edhe vjet u treguat dashamires ndaj kuksesit dhe rate nga kategoria per ate te shkrete kupe. E kuptoni kot ankoheni .Shikoni mos e kerkoni tek te tjeret , ju e kuptoni shume mire se pa Tirone Pa Partizan ,pa Dinamo jeta futbollistike ne kryeqytet ngjan si e tretur ne vare.
    Kjo ka shume per te thene , por mos haroni te treja klubet kete problem e kane nga brenda , banda te pa aftesh specialiste te koruptuar i kane gryer nga brenda keto klube dhe veten catine kane lene, dhe ate te kalbur . Te treja klubet duhet te bejne nje reformim renjesor , e para duhet te largojne ne menyre urgjente stafet e vjetra. E filloi Partizani por nuk e ka bere te plote se la catine me trare te kalbur.
    Pse partizani me Gencin ,me Sulen me Modini qe nuk pushojne ta gryejne duke krijuar nje lufte te pa pare ,ndaj stafit Italian . Po shikoni mo lojtaret si luajne Batha si varke pa pusull, Malota i plagosur Kasniqi si balone tabake,apo ai talenti i madh Bardhoku nga f.kuja.
    A kane pergjegjesi stafet teknik sigurisht. Po ata mund te kene gabuar me ndonje lojtar. Por nje gje mos haroni ku jane ata ku jemi ne.
    Tani ju them pse ka nje sul tatal ndaj Julianos edhe nga Gjergj sefa dhe i cakarit syte qe ta shikoje Sula duke i thene nga studio e pe sule se cfare bera. ” ja thadhe cope Julianos ashtu sic me the” ” haaape Krahun se vjen bobi.
    Pse nuk meten specialistet te tregoje se cfare nivili jane lojtaret e Partizanit.
    Vertete vjet rivalizuan por mos haroni nuk kushte kaq gare si sivjet. Tjeter cda ndeshje Korca, kuksi e fillojne me ndonhe penallti .
    Po mire mo po sikur partizanit ti jepej penallta ndaj bardhit me Kamzen.
    Penalltia ndaj vlores qe mbrojtesi e nxjer topin me dore nga zona , dhe me e keqja nuk trajtohen ne asnje studjo.
    Cfare tegon kjo .
    Eshte shume e thjeshte banda pseudo specialistesh dhe te ashtequajtur gazetaresh jane bete bashke me catine e kalbur te partizanit per te nxjerre para. Verte eshte per te ardhur keq cfare duan ne studio njerez qe njihen per njerez te pertorur jet e mot.
    Kjo tregon se moderatoret e e misooneve jane te pa afte atyre ju kane gjetur nga nje vend pune , se nuk kane ku ti cojne , ndoshta detyrohen.
    Per vec se jam ne dashamires i futbollit nuk kam kure lidhje direkte , por ka nje fenomen disi te cuditshem te shkaterojme suksein. Kush president eshte i pashem dhe na sajdis dhe ne fillojne dhe gajasemi.
    Pa mohuar meritat e sk. Kukseit duhe ta pranojme qe dhe sot ato te dy klubet jane ne mbeshtetje torale.
    Nje keshille kam largojni veten nga bandat xhvishuni dhe mos u beni pjese e poshtersise por keni kohe te ndryshoni.
    Me respekt per te pa respektuarit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *