Bylisi punon fshehurazi, zbulohet afrimi i radhës

Muamer Axhem iu bashkua Partizanit në Slloveni, por në fund mbrojtësi boshnjak nuk nënshkroi me “demat e kuq”. Gjithsesi ai sezonin e ardhshëm pritet të luajë në Superiore dhe me klubin e Bylisit. Mësohet se 26-vjeçari ka arritur një marrëveshje për një sezon, me opsion rinovimi edhe për një tjetër.

Axhem sezonin e shkuar ishte pjesë e Sloboda Tuzla sezonin e shkuar dhe luajti rregullisht si titullar. Së bashku me Aleksandar Ignjatoviç (ka firmosur me Laçin dhe debutoi dje në ndeshjen e Europa League ndaj Hapoel Ber Sheva) spikatën në ekipin boshnjak dhe këtë verë zgjodhën Shqipërinë për të vijuar karrierën.

Bylisi ende nuk e ka zyrtarizuar marrëveshjen me Axhem, por pritet që shumë shpejt të ndodhë. Kështu për trajnerin Veljko Dovedan vihet nën urdhra një mbrojtës me vlera, prej të cilit pritet shumë sezonin e ardhshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *