Bylisi përmbahet në miqësore, mbyllet me rrjeta të paprekura ndaj Luftëtarit

Në periudhën kur Kombëtaret kanë marrë skenën e protagonizmit, ekipet shqiptare janë duke bërë disa ndeshje miqësore. Në këtë mënyrë lojtarët bëjnë edhe nxehmjen për të qenë sa më të gatshëm, në periudhën kur do të fillojë sërish Superiorja.

Ndërsa trajnerët do të shohin elementet e rinjë që mund t’i shërbejnë skuadrës edhe për ndeshjet e ardhshme. Këtë herë ishte Bylisi që u përballë ndaj Luftëtarit. Por lojtarët e Dovedan kanë qenë të kursyer me golat dhe jo siç i kemi parë gjithmonë në kampionat, teksa përballja ka përfunduar me rrjeta të paprekura. /Sport Ekspres/