Bylisi përgatit “pushtimin”, 15 autobusë drejt Lushnjës

0

Presidenca ballshiote ka menduar që të ketë një organizim perfekt edhe për tifozët që do të mbështesin skuadrën e tyre të zemrës në stadiumin “Roza Haxhiu”, të dielën në orën 16:00. Ballshiotët, ashtu si dy vite më parë, kur ishin të shumtë dhe shkuan në autokolonë, duket se edhe këtë edicion do e mbështesin fuqishëm skuadrën e tyre të zemrës. Kështu, “Sport Ekspres”, ka mësuar dje pranë klubit mallakastriot se do të ketë 15 autobusë falas të cilët do të mbushen me tifozë, të cilët kanë ditë që kanë nisur të organizohen për një mbështetje të madhe ndaj skuadrës së tyre të zemrës në ndeshjen e sezonit. Por, do të ketë edhe ultras të tjerë, të cilët do të udhëtojnë me makinat e tyre private nga Ballshi drejt Lushnjës, apo dhe nga Fieri e Tirana drejt qytetit myzeqar për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës. Të gjithë shpresojnë që të përsëritin historinë e dy viteve më parë dhe sipas tyre gjithçka është e mundur, duke parë atmosferën pozitive që ekziston në skuadër.

PRENDI – Kristian Prendit, sulmuesit të talentuar të Bylisit, i cili erdhi në merkaton e janarit dhe shihet si një elemente me mjaft perspektivë, i ka mbërritur ftesa në klub nga Shpresa U-21. Prendi është një futbollist cilësor dhe me të ardhme dhe ai me ballshiotët në pjesën e dytë të garës ka spikatur, duke shënuar dy gola të rëndësishëm.

PËRGATITJET – Ballshiotët edhe dje nën drejtimin e stafit, kanë vijuar përgatitjet, ku kanë qenë të gjithë futbollistët. Seriozitet maksimal nga të gjithë, duke filluar që nga presidenca, stafi teknik, e më shumë lojtarët. Natyrisht, që jashtë kësaj “kornize”, nuk mund të jenë as ata, lojtari i 12-të, ultrasit, të cilët, janë në sinkron me skuadrën dhe po përgatiten për të festuar…

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here