Bylisi parakalon Besën, Erzeni e Dinamo presion Vllaznisë

Erzeni është vetëm një pikë larg Vllaznisë, pasi sot shijakasit mundën 1-0 skuadrën e Korabit. Ka qenë një “ish” vendimtar në këtë  ndeshje. Mbrojtësi Ermal Vathi ka shënuar për skuadrën e Stojkut dhe goli i tij ka mbetur në fuqi deri në fund.

Veleçiku është befasia pozitive këtë sezon. Koplikasit ia kanë dalë të mposhtin në transfertë Vorën e vendit të fundit. Çokaj dhe Plishta i dhanë avantazhin e dyfishtë skuadrës së tyre që në pjesën e parë dhe në fund Veleçiku iu gëzua pikëve të plota.

Fitore e rëndësishme e marrë nga Shënkolli, që iu fal golit të shënuar nga Alcani kundër Ilirisë së Fushë-Krujës. Në Lezhë Besëlidhja është mposhtur nga Dinamo, që shikon nga kreu. Kristian Prendi ishte autori i goli të vetëm.

KATEGORIA E PARË – JAVA 11

GRUPI A
E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Shënkolli-Iliria 1-0
Shënues:
Alcani 13′
Vora- Veleçiku 0-2
Shënues: Çokaj 12′, Plishta 18′
Erzeni- Korabi 1-0
Shënues:
Vathi 38′
Besëlidhja-Dinamo 0-1
Shënues:
Prendi 54′

E diel, më 2 dhjetor, ora 14:00
Vllaznia-Burreli

Bylisi ka marrë kreun e klasifikimit në grupin B. Ballshiotët kishin shkuar në Cërrik me objektivin e qartë për të fituar dhe ia kanë dalë të fitojnë. Kapiteni Ardit Peposhi dhe Antoni Beji ishin ata që shënuan për skuadrën mallakastriote.

Një ndihmë për kreun ia ka dhënë edhe Apolonia. Fierakët kanë arritur të mposhtin Besën, që deri para disa orësh ishte e para në klasifikim. Kapiteni Hysenshahaj ishte ai që vendosi fatet e ndeshjes dhe Apolonia mori pikët e plota. Egnatia, e renditur në vendin e tretë, ka bërë detyrën kundër Elbasanit. Branica ka qenë ai që ka likuiduar verdheblutë dhe i ka dhënë tre pikët rrogozhinasve.

Fitore e rëndësishme edhe për Lushnjën, që ka mundur Orikun 1-3 në transfertë. Sefa, Bufasi dhe Allkanjari realizuan për verdhejeshilët. Tomori-Pogradeci nisi me vonesë dhe deri më tani ndeshja është 1-0 në favor të beratasve. Goli i Ogbodike ka mbetur në fuqi.

GRUPI B
E shtunë, më 1 dhjetor, ora 14:00
Turbina -Bylis 0-2
Shënues:
Peposhi 14′, Antoni 88′
Apolonia-Besa 1-0
Shënues:
Hysenshahaj 41′
Oriku- Lushnja 1-3
Shënues:
 Gonzalo 53 / Sefa 24′, Bufasi 74′, Allkanjari 83′
Tomori-Pogradeci 1-0
Shënues:
Ogbodike 15′
Egnatia-Elbasani 1-0
Shënues:
Branica 59′

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *