Bylisi nuk i ndahet Lushnjes, me Pogradecin mjafton një gol

0

Një gol nga Erald Kolgega në fundin e pjesës së parë ka mjaftuar që Bylisi të marrë pikët e plota në sfidën e javës së pestë play-off, kundër Pogradecit.

Duhej fitorja dhe ajo erdhi, edhe pse pa ndonjë sforcim të madh për të fituar me goleadë. Pogradeci është jashtë gare për kreun dhe luan vetëm për kalendar e krenari, ndaj nuk kishte ndonjë arsye madhore për të luftuar në Ballsh, edhe pse kjo nuk mjaftoi që ta mbyllte ndeshjen me 11 lojtarë, sepse mbrojtësi Miklovan Pere doli me karton të kuq në minutën e 79-të.

Për Bylisin është fitore e detyruar, që e rikthen -2 nga Lushnja. Të shtunën Lushnja viziton Shkumbinin dhe Bylisi luan në Kuçovë kundër Tomorit. Duke parë si po shkojnë punët, duket se ndeshja e fundit në Lushnje do ta ndajë kush ngjitet në Superiore.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here