Bylisi nuk bën pushime, lëvizje në stafin teknik për Superioren!

0

Agim Meta nuk do të jetë në stafin e Veljko Dovedan për sezonin e ri në Kategorinë Superiore. Numri dy i pankinës së Bylisit nuk pranoi t’i përgjigjet interesimit të SportEkspres.com, por burime zyrtare në klubin ballshiot e konfirmuan këtë divorc, me idenë se presidenti Besnik Kapllanaj ia ka lënë Dovedan të bëjë zgjedhjen e ndihmësve të tij për sezonin e ri.

Ditë më parë, presidenti i Bylisit rinovoi kontratën me futbollistin nigerian, Amos Beji Antoni, të cilin e konsiderojnë si lojtar të rëndësishëm për Superioren. Bylisi po mendon të mbajë talentet që kishte në dispozicion sezonin e shkuar, ndërsa i mbetet Dovedan të formojë stafin teknik për sezonin e ri.

Drejtuesit po shohin të përforcojnë skuadrën me elementë cilësorë për Superioren. Trajneri Dovedan e ka thënë më parë që nuk kërkon shumë lojtarë, por ata që do të vijnë, duhet të jenë cilësorë dhe që të bëjnë diferencën me grupin aktual.

AGRON KAJA

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.