Bylisi nis vitin me trajner të ri, pritet trajneri Troisi

Trajneri brazilian pritet që të mbërrijë në Ballsh dhe të nis menjëherë nga puna për formatimin e një skuadre konkurruese në pjesën e dytë të garës

Erjon Saliu

Bylisi ka nisur përgatitjet dhe me shumë gjasa, sot do të vëzhgohet në stërvitje edhe nga trajneri i ri, braziliani Marselo Troisi, i cili dje në mëngjes herët ka lënë Greqinë, ku edhe ka punuar në akademinë e klubit të njohur grek apo ka drejtuar edhe skuadrën e parë. Sot, me shumë gjasa do të jetë në stërvitje duke drejtuar Bylisin, ku pritet që edhe të prezantohet para skuadrës. Bylisi ka vetëm një synim, rikthimin në elitë, ndërkohë që presidenca zgjodhi Troisin, pasi edhe disa kandidatura të tjera, nga tregu vendas, madje edhe trajner që këtë edicion, kanë drejtuar në Superiore skuadra të njohura. Bylisi këtë sezon është drejtuar nga Bledar Devolli, e më pas Stavri Nica. Ballshiotët e mbyllën gjysmën e parë të këtij sezoni në vend të dytë dhe janë aktualisht me shtatë pikë më pak se skuadra e Tiranës. Mallakastriotët synojnë që të rikthehen në elitë dhe pritet që këtë javë të ketë edhe prurje të reja. Deri më tani, nga skuadra ka pasur vetëm 1 largim dhe ai është sulmuesi Fabjo Dhrami, i cili duket se do të vijojë karrierën në skuadrën e Kategorisë së Dytë, Butrinti. Me sa duket, presidenti i skuadrës mallakastriote, Besnik Kapllanaj nuk heq dorë nga synimet për ta rikthyer Bylisin në elitë këtë sezon.

MIQËSORJA – Kundërshtari i parë është Albpetrol, skuadra patosarake që militon për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë do të jetë mysafire në Ballsh. Me këtë ekip do të maten forcat për herë të parë për këtë vit kalendarik. Mirëpo, pritet që të ketë shumë prurje që do të testohen. Stafi që po merret me merkaton e ekipit ballshiot pret që nga dita e nesërme të afrohen disa lojtarë të rinj në moshë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *