Bylisi në merkato, konfirmohen edhe dy afrime

Bylisi ka bërë dy përforcime së fundmi. Ballshiotët kanë marrë nga Pogradeci Ildi Shyti dhe Jugersi Liçkollarin dhe tashmë është zyrtare. Klubi ballshiot ka njoftuar përmes faqes zyrtare në “Facebook”.

Shyti luan në qendër dhe në mbrojtje të mesfushës. Edhe më parë ka qenë objektiv i skuadrës mallakastriote. Liçkollari në të shkuarën ka qenë objektiv e skuadrave të Superiores, madje në janar nënshkroi një parakontratë me Luftëtarin. Gjithsesi ai nuk iu bashkua gjirokastritëve me fillim e përgatitjeve.

Në Ballsh, veç merkatos, temë kryesore është trajneri që do të udhëheqë skuadrën sezonin e ardhshëm. Vjet ka pasur shumë ndryshime në pankinë dhe ajo situatë nuk është e pranueshme këtë sezon, pasi objektivi Superiore është i panegociueshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *