Bylisi mendon për të ardhmen, zyrtarizohen pesë afrime

Bylisi ka nisur nga puna dhe sot do të zhvillojë edhe një miqësore me Apoloninë në Ballsh. Mallakastriotët po punojnë edhe për të përforcuar ekipin, ndërkohë që duhet përcaktuar edhe trajneri që do t’i udhëheqë sezonin ardhshëm.

Ditën e sotme janë zyrtarizuar marrëveshjet me pesë lojtarë. Është rikthyer në ekip qendërmbrojtësi Elis Doksani, i cili më parë ka qenë pjesë e moshave të Bylisit, për të kaluar më pas te Partizani. Vjet ai ishte pjesë e ekipit të parë të Dinamos.

Sadik Çela është një tjetër element që do i bashkohet ballshiotëve. 19-vjeçari ka luajtur me kombëtaret e moshave dhe aktivizohet në krahun e majtë të prapavijës. Afrimet nuk mbyllen me kaq, pasi Stiven Puci (Luftëtari), Ervis Kasaj (Butrinti) dhe Marjo Bajrami (Partizani B) kanë nënshkruar me Bylisin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *