Bylisi me projekt të ri, ëndrra Superiore nis nga Peqini

0

Presidenti Besnik Kapllanaj ka afruar lojtarë cilësore dhe “goditje” me të huaj. Synohet start me fitore

Erjon Saliu

Bylisi është gati për sfidën e sotme që do të zhvillojë në stadiumin e qytetit të Peqinit. Skuadra mallakastriote ka bërë disa afrime gjatë merkatos së verës, duke afruar lojtarë cilësorë, nga tregu vendas dhe ai i huaj. Trajneri i skuadrës mallakastriote, Bledar Devolli shpreh besimin në prag të startit, se ekipi i tij do të jetë solid dhe me ambicie, madje grupi është simpatik, çka është treguar edhe në miqësoret që janë zhvilluar gjatë verës. Presidenti Besnik Kapllanaj ka afruar shumë lojtarë cilësorë. Madje e ka nisur me një strategji e cila do të jetë shumë efikase, jo vetëm për objektivin sezonal që është Superiorja, por edhe për buxhetin e klubit. Janë rikthyer, por edhe afruar shumë talente, ashtu si edhe të huaj, por deri në moshën 23-vjeçare si: Samnda, Limaj, Gregati e Xhorxheviç. Ballshiotët kanë një ekip simpatik dhe sot, në Peqin do të kërkojnë një start me fitore, për të nisur rrugëtimin e gjatë drejt rikthimit në elitë.

KULLIRA – Aldo Kullira është afrimi më i fundit tek Bylisi. Datëlindja e tij është 05.09.1993 dhe bëhet fjalë për një futbollist të talentuar dhe që luan në mbrojtje. Samnda, kamerunasi i skuadrës së Bylisit, i cili ka një muaj që është stërvitur dhe programuar nga stafi si titullar, ka pësuar një dëmtim dhe dje në 11-she ka pasur lëvizje. Ndaj edhe presidenti Kapllanaj nuk u mendua shumë, por afroi një lojtar me të ardhme si: Kullira, i cili pritet që edhe të debutoi sot. Bylisi ka bërë në këtë merkato plot 13 afrime, mjaft cilësore. Ndaj edhe presidenca pret që ata nga sot të tregojnë vlerat e tyre më të mira.

Formacioni i mundshëm: Xhorxheviç, Shoshi, Buzi, Frenki, Kullira, Gregati, Çukuka, Limaj, Hoxhaj, Zisi, Vatnikaj. Trajner: B. Devolli.

Lista e federimeve të Bylisit

Portierë: Kostandino Dramolli, Stefan Xhorxheviç.

Mbrojtës: Mariglen Shosha, Samnda Samnda Jules Yves, Orgest Buzi, Fatjon Zotaj, Aldo Kullira, Nertil Hoxhaj, Aldo Bella, Eljan Mehmetaj, Odirah Franklin Ntephe.

Mesfushorë: Kristian Çinazam Çukuka, Luiz Henrikue Andreazi Gregati, Vesel Limaj, Plarent Fejzaj, Erald Kolgegaj, Valentino Murataj, Dejvi Lutaj.

Sulmues: Kleo Fejzaj, Niko Zisi, Oriest Sinaj, Fabio Dhrami, Jurgen Vatnikaj, Junild Vatnikaj, Gëzim Hysko.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.