Bylisi i beson Bledar Devollit për finalen e madhe

0

Pas një jave do të luhet ndeshja e sezonit në grupin B të Kategorisë së Parë, me Lushnjen që do të presë Bylisin.

Në këtë takim Lushnja ka nevojë për një barazim për të shkuar në Superiore, ndërsa Bylisi është i detyruar të fitojë.

Pas ndryshimit në drejtim pak javë më parë, kur u largua Artan Mërgjyshi, Bylisi i besoi drejtimin Marcelo Troisit, por më pak se një muaj në drejtim dhe braziliani është mënjanuar, ashtu si Memushi e Ahmataj para tij).

Vendin e tij e merr Bledar Devolli, i cili brenda një sezoni tenton ngjitjen në Suoperiore me dy skuadra të ndryshme, sepse deri në mars drejtoi Kamzën, duke humbur vendin e punës kur kamzalinjtë ishin në krye dhe po ecnin me ritme rekordesh, para se Besëlidhja të fillonte të afrohej, edhe për shkak të skemës së kampionatit, me përgjysmim të pikëve në fund të sezonit të rregullt.

Ndoshta Kamza do të ngjitet, sepse i duhet vetëm një pikë ndaj Besëlidhjes, por Devolli tani synon të ngjitë edhe Bylisin, për t’u krenuar me dy klube në Superiore, të dy drejtuar prej tij.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here