Bylisi e Besa luftë në distancë, finale në Lezhë

E para vijon rrugëtimin e saj dhe sot zhvillohen disa takime mjaft interesante. Vllaznia pret lajme të mirë nga Lezha, ku përballen dy skuadrat që kanë më afër në tabelën e klasifikimit. Besëlidhja do kërkojë tre pikët ndaj Erzenit, skuadër që numëron 9 pikë më pak se shkodranët. Lezhjanët do mundohen të jenë anti-Vllaznia, por edhe në rast fitoreje zor se kuqeblutë do e vënë në diskutim rikthimin në elitë.

Në grupin B Bylisi e Besa do duelojnë në distancë. Lushnja, që dy javë më parë mposhti kavajasit, këtë herë do tentojë të ndalojë ballshiotët. Ndërkohë verdhezinjtë luajnë në transfertë. Besa ka disa mungesa, por edhe tek Egnatia do të shohim sot një “revolucion” në formacion. Problemet financiare mbeten prezente dhe lojtarët kanë bojkotuar sërish stërvitjen. Mbetet të shihet se kush do ta ketë shëtitje sot. Në pesëshen e dytë Elbasani pret Pogradecin dhe do synojë tre pikët, për të tentuar lënien e vendit të parafundit në vazhdimësi.

KATEGORIA E PARË – Java 19

GRUPI A / PLAY-OFF
Datë 3 mars 2019
Besëlidhja-Erzeni        15:00

GRUPI B / PLAY-OFF
Datë 3 mars 2019
Lushnja-Bylis              15:00
Egnatia-Besa               15:00

GRUPI B / PLAY-OUT
Datë 3 mars 2019
Elbasani-Pogradeci     15:00

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *