Bylisi, dy finale për të lënë fundin

0

Flamurtari, por edhe sfida me Vllazninë në Ballsh janë dy takime delikate për mallakastriotët që kanë vetëm një pikë aktualisht

 

Bylisi është duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për sfidën me Flamurtarin që do e zhvillojë të dielën në orën 13:00, në stadiumin “Flamurtari” të qytetit të Vlorës. Ballshiotët gjenden në fundin e tabelës së renditjes dhe synimi i tyre është që të paktën të marrin qoftë edhe një pikë për të mos e thelluar edhe më shumë me rivalët që aktualisht ndodhën në vendet e fundit të renditjes së Superiores. Ballshiotët, kanë kualitete në përbërje dhe lojtarë me shumë eksperiencë edhe në Superligë, ndaj edhe në Vlorë, do të synojnë që të japin më të mirën. Bylisi krahas Flamurtarit, do të presë në fushën e vet një javë më vonë Vllazninë e Shkodrës, një rival në betejën e mbijetesës aktualisht. Ndaj edhe këto dy sfida deçizive, shihen si vendimtare për Bylisin, pasi duhen pikët maksimale në mënyrë që skuadra të largohet nga fundi. Bylisi, në shtatë javë që ka zhvilluar, ka vetëm një pikë, megjithatë diferenca është shumë e vogël, pasi skuadrat janë të ngjeshur, të paktën deri në vendin e tretë, ku matematikisht është i mundur dhe është vetëm 10 pikë larg. Megjithatë, objektivi i përafërt i skuadrës ballshiote është marrja e pikëve maksimale në dy sfidat e radhës, me Flamurtarin dhe Vllazninë, për ta nisur ndryshe fazën e dytë. Pritet, që stafi ballshiot të bëjë edhe lëvizje në 11-she, vetëm e vetëm për të hedhur në fushën e lojës një skuadër solide, me synim marrjen e pikëve në Vlorë.

TIFOZËT e Bylisit – Kanë pritur më shumë nga skuadra e tyre e zemrës, megjithatë ata janë optimistë dhe besojnë se ekipi i ka të gjitha shanset që të reagojë dhe të dalë nga fundi. Të gjithë presin fitoren  e parë ose marrjen e një rezultati pozitiv në takimin me Flamurtarin në Vlorë në fundjavë në kampionat.

 

Peposhi mungon, Gava gati

 

Ballshiotët në Vlorë, do të kenë mungesa dhe Ardit Peposhi është i sigurt, pasi u ndëshkua me karton të kuq në sfidën e së shtunës ë shkuar në Ballsh, me skuadrën e Partizanit. Por, gati për stafin e skuadrës ballshiote, do të jetë një tjetër futbollist cilësorë, pikërisht mesfushori Orgest Gava, i cili kishte plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë dhe mungoi në sfidën ndaj të kuqve. Ballshiotët, kanë një bollëk lojtarësh, megjithatë mungojnë rezultatet dhe duket se në sfida të veçanta si ato me Laçin në Krujë apo he me Partizanin në Ballsh, kanë qenë të pafat, pasi kanë merituar të paktën një pikë, për lojën që kanë treguar në fushën e blertë.

 

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.