Bylbyl Sokoli gati kandidaturën për president të futbollit në Kosovë, kërkon vetëm 1 Kombëtare

Një kaos i madh është në Kosovë, atje ku vendi i Agim Ademit, presidenti aktual të FFK-së rrezikohet seriozisht. Kjo pasi një letër anonime nga Ministria e Sportit i cilësoi si të parregullta zgjedhjet e mëparshme.

Arianit Ahmeti ishte i pari që shpalli kandidaturën e tij. Një tjetër emër që pritet të shpallë edhe kandidaturën e tij në këtë garë, që ende ka dyshime nëse do të zhvillohet pasi pritet përgjigja e organizmave më të lartë të futbollit pritet të jetë Bylbyl Sokoli. Kjo është ajo që raportohet nga mediat në Kosovë, ndërsa Sokoli njihet gjerësisht për qendrimet e tij për bashkimin në 1 Kombëtare. Sipas tij vetëm nëse Shqipëria dhe Kosova janë bashkë mund të arrihet Botërori dhe Europiani, ose në të kundërt do të kënaqemi vetëm me paraqitje dinjitoze. /Sport Ekspres/