“Bye Kepa”, Sarri e lë në stol në derbin kundër Totenhamit

Maurisio Sarri ka vendosur: Kepa nuk do të luajë kundër Totenhamit! Numri një i stolit të Bluve u konfrontua me portierin spanjoll në ndeshjen kundër Mançester Sitin në finalen e “Carabao Cup”, për shkak se ky i fundit nuk pranoi të zëvendësohej.

Pas ndeshjes, trajneri dhe vetë lojtari pranuan se ishte një keqkuptim mes tyre, por nuk duket kështu. Në derbin që do të luhet pas pak minutash kundër Totenhamit, Sarri ka vendosur që t’iu besojë veteranit Kabajero, duke lënë në stol Kepan, që është dhe një nga potierët më të shtrenjtë në historinë e futbollit.

Shumë tifozë të Çelsit kanë komentuar për zgjedhjen e trajnerit të tyre në rrjetet sociale, me fjalët “Bye Kepa” si më të përdorurat. Me shumë gjasa, portieri spanjoll mund të largohet në fund të sezonit, në rast se Sarri është trajner i Bluve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *