Buzëqeshje për Interin, Jovetiç “palos” Lionin

Interi vazhdon turneun kinez dhe pas barazimit kundër Shalkes ka ardhur edhe fitorja e parë në miqësore, 1-0 kundër Lionit, në Nanxhing, në një fushë në gjendje skandaloze.

Skuadra e drejtuar nga Luçiano Spaleti ia doli mbanë të fitonte falë një goli nga Stevan Jovetiç, i futur në pjesën e dytë.

Pjesa e parë pati shumë pak emocione dhe akoma më pak ritëm, ku disa lojtarë të Interit, si Kandreva, Galiardini e Pinamonti, ishin të padukshëm në fushë.

Ndërkaq, në pjesën e dytë zëvendësimet sollën kthesën dhe Interi i shkoi disa herë panë golit, derisa shënoi Jovetiç, me pasim final nga Zhoao Mario.

Më 27 korrik Interi do të ndeshet me Bajernin e Mynihut dhe më 29 korrik me Çelsin, të dyja ndeshjet në Singapor.

Inter vs Lione 1-0 – All Goals & Highlights… by euro2016videos

Inter – Lion      1-0

Shënues: Jovetiç 75’

Inter: Handanovic, D’Ambrosio, Murillo, Miranda, Nagatomo, Gagliardini, J.Mario, Borja Valero, Candreva, Pinamonti, Eder.

U aktivizuan edhe – Kondogbia, Jovetic, Skriniar, Perisic, Valietti, Gabigol, Padelli, Brozovic e Ranoçhia.

Lion: Lopes, Rafael, Marcelo, Morel, Marçal, Tousart (C), Darder, Traore, Fekir, Memphis, Mariano.

U aktivizuan edhe – Aouar, Tete, Gouiri, Maolida, Gorgelin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *