Buzëqeshin në Francë, mungon Merkel

0

Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk do të jetë në “Stade Velodrome” për të ndjekur ndeshjen e nesërme të Gjermanisë me Francën, sfidë e vlefshme për gjysmëfinalet e Kampionatit Evropian. Arsyeja e shpjeguar nga zyra e shtypit është “angazhim në disa detyra të tjera”. Ajo do të takohet me Ministrin Federal të Financës Volfgang Shoble, për të biseduar për marrëdhëniet financiare ndërmjet shtetit dhe landeve. Deri tani Kancelarja nuk ka ndjekur asnjë ndeshje të kombëtares gjermane në Kampionatin Evropian. Në Botërorin e Brazilit para dy vitesh ajo ishte e pranishme në ndeshjen me Portugalinë (fituar 4-0 nga “pancerat”) dhe finalen e madhe me Argjentinën (fituar 1-0 me gol të “shpëtimtarit” Mario Gëce). Kjo do të thotë se i bie të jetë shansi i francezëve që ajo mungon, sepse kur Merkel ndjek Gjermaninë, skuadra gjithmonë fiton.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here


CAPTCHA Image
Reload Image