Buzëqeshin Bakaj e Binaku, e kundërta me Çekiçin e Qosen

Raundi i parë i kualifikueseve të “Europa League” riktheu në fushë disa nga futbollistët shqiptarë që aktivizohen në skuadra nga çdo cep i Europës. Elis Bakaj iu kënaq fitores, teksa skuadra e tij, Shaktar Soligorsk, mundi 1 -0 maltezët e Hibernian.

Fitore mori dhe Norrkopingu i Egzon Binaku. Skuadra suedeze mposhti me rezultatin 2 – 0 në transfertë irlandezët e Seint Patriks. Mëngjarashu u rikthye në fushë pas thuajse 2 muajsh, kjo për shkak të një dëmtimi të pësuar në muajin maj.

Në ndryshim nga Binaku e Bakaj, Kristi Qose dhe Endri Çekiçi kanë dalë nga fusha me kokën ulur. Ruzemberoku i Qoses u mund 2 – 0 nga vizitorët e Levski Sofies. Të njëjtin fat ka pasur dhe Çekiçi me Olimpian  e Lubjanës, ku në fund të 90 minutave skuadra sllovaku u mund si pritëse nga letonezët e RFS-së.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *