Buzëqesh Shkëndija, dëmtohet ylli i Milanit!

Lajme të këqija për Milanin. Sipas “Sportmediaset”, por edhe “Sky”, Lukas Bilia është dëmtuar në stërvitje. Një tërheqje që është dukur e lehtë për ish-lacialin, teksa s’do të jetë në miqësoren ndaj Betisit, por mund të mungojë edhe në sfidën ndaj Shkëndijës së Tetovës, pa harruar edhe ndeshjet e para të kampionatit.

Montela nuk e ka pritur aspak mirë këtë lajm, teksa shpresonte ta provonte menjëherë blerjen e re, të ardhur nga Lacio këtë verë, për gati 22 milionë euro. Një dëmtim që nuk duhej dhe që mund të kompromentojë edhe përgatitjen e argjentinasit. Nuk dihen ende kohët e rikuperimit, por nëse tërheqja është serioze, atëherë lojtari rrezikon deri në 1 muaj jashtë fushave. Me këtë dëmtim, kuqezinjtë ose do të kthehen në merkato, ose do të mbajnë Sozën, të paktën deri në janar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *