Buzëqesh Juventusi, rriten kërkesat për mbrojtësin

Zhoao Kanselo duket se është i destinuar për t’u larguar nga “Allianz Stadium” këtë verë. Mbrojtësi është nxjerrë në shitje nga drejtuesit dhe interesi për të nuk ka sesi të mungojë. Mançester Siti është klubi që ka shfaqur seriozitetin më të madh për yllin portugez.
Sipas “Tuttomercatoëeb”, klubi anglez ka bërë ofertën e parë zyrtare në drejtim të “Zonjës”. “Qytetarët” janë gati të derdhin plot 54 milionë euro për mbrojtësin e djathtë. Një propozim mjaft i madh, por që nuk i kënaq plotësisht drejtuesit torinezë. Objektivi i tyre është të arketojnë të paktën 55 milionë euro më shitjen e Kanselos.

Një lajm i mirë mbërrin sot për ta. Bajerni i Mynihut është futur në garë për yllin portugez. Bavarezët e pëlqejnë shumë profilin e luzitanit dhe janë gati të hyjnë në “betejë” me ofertën e parë zyrtare. Kjo situatë është një favor i madh për Juventusin. Shtimi i interesit për mbrojtësin rrit edhe më shumë vlerën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *