Buzëqesh Guardiola, Siti prezanton afrimin historik

0

Pep Guardiola mund të buzëqeshë lirisht. Trajneri spanjoll insistoi gjatë gjithë kësaj kohe për të patur në ekip Rodrin dhe drejtuesit ia plotësuan dëshirën.

Mesfushori la Atletikon e Madridit për të nisur një aventurë të re në kampionatin anglez. 70 milionë euro, aq sa ishte klauzola e largimit, paguan “Qytetarët” për të siguruar shërbimet e mesfushorit spanjoll.

Një rekord për Mançester Sitin, ndërsa Rodri shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë të kampionëve të Premier Ligës.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.